Fox Sports ka bërë një pohim tronditës se Argjentina është ftuar për të marrë pjesë në turneun e radhës të Ligës së Kombeve, pas zhgënjimit me organizatorët në Kupën e Amerikës. Argjentina e zuri vendin e tretë në Kupën e Amerikës, por ecuria e saj u prish nga akuzat e rënda që Lionel Messi ia bëri Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore (CONMEBOL), se ia ka shtruar rrugën Brazilit për ta fituar trofeun duke i ndihmuar përmes gjyqtarëve.

Fox Sports në Argjentinë pohon tani se Kombëtarja bardhekaltër ka marrë ftesë për të luajtur në turneun e dytë të Ligës së Kombeve, garës më të re të UEFA-s. Liga e Kombeve është garë evropiane, e cila për herë të parë u zhvilluar vitin 2018, si alternativë e ndeshjeve miqësore mes kombëtareve. Portugalia e Cristiano Ronaldos e fitoi edicionin inaugurues të saj, duke e mundur Holandën 1:0 në finale. Gjërat që kjo të ndodhë, megjithatë, janë shumë të vështira dhe për momentin lajmi është vetëm një pohim i Fox Sports. Po sikur të ndodhte në të vërtetë, a do të mundë Argjentina të përballej me Kosovën?