Është ndarë nga jeta aktorja Shpresa Bërdëllima, një nga emrat më të vlerësuar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Bërdëllima ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare në Belgjikë, ku jetonte prej vitesh me familjen e saj. Aktorja vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Aktorja Shpresa Bërdëllima mbahet mend për rolet e saj të spikatura në dhjetra filma dhe shfaqje teatrore.
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959.