Shumica e vendeve anëtare të eurozonës ka regjistruar rritje ekonomike vjetore pozitive gjatë pjesës së parë të këtij viti, duke ndikuar pozitivisht edhe në ekonominë e Shqipërisë.
Në raportin e publikuar së fundi nga Banka e Qendrore, (BSH) aktiviteti ekonomik në eurozonë është mbështetur pozitivisht nga rritja e konsumit dhe e investimeve, ndërkohë që aktiviteti tregtar ka pasur kontribut negativ.
Përsa i takon treguesit të punësismit, BSH-ja evidenton se, kushtet në tregun e punës kanë vijuar të përmirësohen dhe norma e papunësisë regjistroi vlerën më të ulët që nga muaji dhjetor 2008.
Presionet inflacioniste mbeten të ndrydhura, por ato kanë shfaqur shenja rritjeje, ndikuar
kryesisht nga rikuperimi i çmimeve të naftës dhe lëndëve të para. Në këto
kushte, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka vijuar të ruajë politikën monetare
lehtësuese, por ka njoftuar se do të pakësojë programet e lehtësimit sasior,
duke sinjalizuar për korrektim të politikës monetare akomoduese në të ardhmen
e afërt, thuhet në raportin e BSH-së.