Londra vazhdon të jetë destinacioni kryesor për bankierët, pavarësisht pasigurive të shkaktuara nga dalja prej Bashkimit Europian.

Të dhënat nga firma e burimeve njerëzore Emolument, që analizon pagat dhe bonuset e 4,475 bankierëve që punojnë në Londër, Paris, Frankfurt dhe Milano, bënë të ditur se kryeqyteti britanik paguante më shumë nga të gjithë. “Nëse bankat londineze do të zhvendosnin punëtorët në qytetet europianë, paketat mesatare të kompensimeve do të reduktoheshin. Londra ofron pagat dhe bonuset më të mëdha në treg”, deklaroi firma. Vende të ndryshme kanë struktura të ndryshme të shpërblimeve. Në Paris, bonuset përbëjnë 49% të kompensimit total të bankierëve, ndërkohë që bonusi i drejtorit manaxherial arrin në 200,254 dollarë, nga paketë totale të kompensimit prej 405,000 dollarë.

Frankfurti mund të paguajë bonuse më të ulëta, por kanë pagën bazë më të lartë. Një zv/president në bankë fiton 140,260 dollarë në Frankfurt, krahasuar me 117,000 në Paris, sipas Emolument. Kompania anketoi gjithashtu më shumë se 1,000 ekzekutiv që punojnë në këto qytete, duke i pyetur mbi mënyrën se si ndihen në vendin e tyre të punës. Ndërsa Frankfurti rezultoi në vend të parë ekuilibrin më të mirë mes jetës dhe punës, Parisi doli i fundit. Politikanët nga qytetet europian kanë nxitur bankat që të zhvendosin bazat drejt rajonit.

Kryeministri Italia, Giovanni Tria, tha se Milano është në garë për t’u bërë një qendër financiare. “Milano është qendra kryesore e tregtimit të titujve të borxhit. Kur të fuqizohet sistemi financiar, Milano do të kthehet në një qendër kryesore”, tha Kryeministri. Që kur Britania votoi për të dalë nga Bashkimi Europian, shumë banka kanë planifikuar një zhvendosje drejt kontinentit.