Barcelona nuk ka arritur të kthehet me tre pikë pasi që ka barazuar në Osasuna sot. E vetmja gjë pozitive për skuadrën e Ernesto Valverdes sot ishte tinejxheri Atsu Fati i cili arriti të shënonte gol dhe pati ndikim në kthimin në lojë të Blaugranëve Përsëri një ndeshje e Barcelonës pa yjet e saj si Messi, Suarez dhe Dembele. E kësaj here Barcelona nuk ka arritur që të kthehet më tre pikë në Camp Nou. Pjesa e parë nuk filloi shumë mirë për Barcelonën pasi që në minutën e shtatë vendasit kalojnë në epërsi.

Ishte një gol i bukur i Roberto Torres i cili u asistua nga Brandon Thomas. Në pjesën e parë Barcelona sulmoi më shumë por nuk arriti që të barazoi rezultatin. Valverde vendosi që në pjesën e dytë ta inkuadrojë tinejxherin 16 vjeçar, Atsu Fati i cili zëvendësoi Nelson Samedon me të filluar kjo pjesë. E doli që strategjia e tij ishte plotësisht e saktë. Atsu Fati arriti që të shënoi në minutën e 51-të me kokë kurse asistues ishte Carlos Perez.

Barcelona e përmbysi rezultatin në minutën e 64-të ku Arthur shënon një gol të bukur. Por, kur pritej që Barcelona të vinte të goli i tretë penallti shkakton Pique dhe Osasuna kthehet në lojë duke barazuar rezultatin me Roberto Torres në minutën e 81-të. Në pjesën e mbetur Barcelona nuk arriti që të krijojë ndonjë mundësi të mirë shënimi kurse vendasin tregoheshin shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Pa këtij barazimi Barcelona gjendet në vendin e pestë me katër pikë.