Përveç humbje 3-1, Barcelona nga marrë dhe një lajm tjetër të hidhur nga ndeshja me Levanten.

Luis Suarez futbollisti i cili u largua nga fusha në minutën e 41- të këtij takim, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme.

Sulmuesi uruguaian ka pësuar një dëmtim që do ta lërë jashtë ndeshjes së Champions Leagues kundër Slavias së Pragës, ashtu si edhe të asaj të kampionatit ndaj Celta Vigos fundjavën e ardhshme.

Rikthimi në fushë i sulmuesit katalan pritet të ndodhë vetëm pas ndërprerjes së kampionatit në favor të kombëtareve, pra pas datës 20 nëntor, por që gjithsesi Barcelona ka në favor kalendarin jo fort të ashpër në këtë periudhë.