Barcelona do Matteo Darmian. Mbrojtësi i Manchester United ka vuajtur shumë vitet e fundit, pasi nuk ka arritur të luajë rregullisht dhe për shkak të dëmtimeve.
Italiani nuk ka gjetur një ambient të përshtatshëm në Angli dhe në sezonin që lamë pas, 29-vjeçari ka luajtur vetëm 6 ndeshje. Interesimi i kampionëve të Spanjës është krejtësisht i papritur për lojtarin.
Trajneri Ernesto Valverde do të riun e Real Betisit Junior Firpo, por nuk mund të paguajnë klauzolën e tij prej 56 milionë eurosh pas afrimit të Griezmann për 120 milionë euro. David Alaba i Bayern-it mbetet sërish shumë i shtrenjtë, ndërsa Darmian mund të afrohet me çmim të lirë duke qenë se nuk preferohet nga Ole Gunnar Solskjaer.