Lautaro Martinez po zhvillon një sezon mahnitës me skuadrën e Interit. Argjentinasi në 19 ndeshje të luajtura në gjitha kompeticionet, ka shënuar 13 gola.
Për 22 vjeçarin interesohet gjiganti i La Ligas, Barcelona. Skuadra katalanase e ndjek prej kohësh sulmuesin, pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Luis Suarez.
Martinez është përshtatur me Mesin shumë mirë te Argjentinas, dhe drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë t’i bëjnë ata bashkë edhe te klubi katalanas
Sipas asaj që raporton “Don Balon”, katalanasit kanë përgatitur një ofertë të majme, me të cilën do t’i trokasin në derën Interit.
Në fakt, kampioni spanjoll ka bërë gati 70 milionë euro plus kartonin e Arturo Vidalit, për të arritur deri tek Lautaro