Barcelona vijon punën për afrimet e kësaj merkato vere.

Së fundi, kanë zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin e majtë, Junior Firpo, i cili u ble nga Real Betis për 18 milionë euro, plus 7 të tjera në formë bonusesh të ndryshme.

22-vjeçari firmosi kontratë për 5 vitet e ardhshme me klubin katalanas dhe u bë blerja e katërt, pasi më herët afruan de Jong, Neto dhe Griezmann.

Firpo luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe do të duhet të fitojë duelin me Jordi Alba për të zënë një vend titullari. Sezonin e kaluar i riu nga Republika Domenikane luajti në 24 ndeshje në La Liga, 22 prej të cilave titullar dhe arriti të shënojë tre gola.