Me tone të ashpra i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha nga qyteti i Shkodrës teksa e ka paralajmëruar se “i ka orët e numëruara”.

Basha akuzoi “Rilindjen” për situatën e rëndë kriminale në Shkodër dhe shtoi se Partia Demokratike është e vendosur për t’i bërë ballë të keqes.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Sot është dita dhe ky është vendi për t’ia thënë fare qartë dhe prerë që i ke orët e numëruara.

Kur më ky vend nuk do të pranojë që ligji të funksionojë me dy standarte, të godasë të pafajshmit, t’i heqë nga puna, e nga ana tjetër t’i nderojë, të bëjë deputetë trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, kriminelët.

Asgjë nuk do të zgjidhet pa i dhënë fund kësaj të keqe.

Ju në Shkodër jeni dëshmitarët e parë sesi banda kriminale e Bajrave u bënë njësh me kriminelët e tjerë të qeverisë, nxorë tytat e armëve dhe i vunë në gjoksin e komisionerëve tanë duke dhunuar votën e lirë.

Ata menduan se kaq e pati kjo punë, futën shokët e tyre në parlamentin e krimit.

U vërsulën mbi pronat e shkodranëve, u vërsulën mbi vazjat e shkodranëve, dhe menduan se kishte nisur ora e krimit pa fund me mbështetjen e Edi Ramës.

Injorantët harruan se në cilin qytet ishin, por siç e thotë tradita, burra që harrojnë kanun, i ul në gjunjë edhe një 15-vjeçar.

Harruan se ka një Parti Demokratike të vendosur për të qëndruar në krahë të shkodrës.