Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi kryetare e Partisë Socialiste të Tiranës, Elisa Spiropali ka zgjedhur edhe këtë herë një formë tejet origjinale e të veçantë për të uruar Krishtlindjet.

Më vajzën Nalta në krahë, e tek mbajnë një qiri në dorë, Spiropali i dretohet me një mesazh të gjithë shqiptarëve e veçanërisht familjarëve që humbën të afërmit nga tërmeti i 26 nëtorit, duke i uruar që “kjo natë e shenjtë të zbusë dhimbjet, të lehtësojë vetminë”.

Mesazhi i plotë:

Uroj që kjo natë e shenjtë të zbusë dhimbjet, të lehtësojë vetminë, të largojë fatkeqësinë që goditi jetët e njerëzve tanë! Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, sonte dhe gjithmonë?❤-shkruan ministrja, krahas fotos të publikuar në rrjetet sociale.