Të martën në orën 21:00, Bayern Munich do të luajë në transfertën e vështirë përballë Tottenhamit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.
Por një ditë para ndeshjes trajneri i bavarezëve, Niko Kovaç ka marrë lajmin e keq nga infermieria pasi Lucas Hernandez ndjen dhimbje në gju.
Francezi është dëmtuar gjatë fitores 3-2 ndaj Paderborn, ndërsa aktivizimi i tij ndaj Tottenhamit është pothuajse i pamundur. Lucas Hernandez ka munguar në seancën e fundit stërvitore me grupin, dhe është parë duke u stërvitur i vetëm.