Bajern Mynih nuk di të ndalet dhe ka arritur të marrë kreun e Bundesligës, pavarësisht se edhe Dortmundi e ka fituar ndeshjen.
Bavarezët kanë arritur të shkatërrojnë Vlofsburgun me rezultatin e thellë 6-0, duke i dhënë në këtë mënyrë një shuplakë të mirë në luftën e tyre për Europë.
Gnabri e Levandovski në të parën, i kanë dhënë avantazhin e dyfishtë bavarezëve ndërkohë që në pjesën e dytë ka pasur vend për shumë gola të tjerë.
Hames, Myler, Kimish dhe sërish Levandovski, kanë vulosur këtë fitore të Bajernit.
Sakaq, Dortmundi ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Shtutgartit duke e mundur me rezultatin 3-1. Në pjesën e dytë janë shënuar të gjithë golat, ku fillimisht ka realizuar Rojs, ndërkohë që ka barazuar Kempf.
Golat e fitores për Dertmundin kanë ardhur në minutat e fundit, ku Alkaser në të 84 dhe Pulisiç në të 92-ën i kanë dhënë fitore.
Amir Abrashi ka luajtur për 90 minuta në fitoren që skuadra e tij arriti të merrte ndaj Hertha Berlinit me rezultatin 2-1. Ai ka lënë pas dëmtimin e gjatë që kishte dhe sot ashtu si edhe 3 ndeshjet e mëparshme ka treguar se është i gatshëm të luajë ndeshje të plotë, duke i dhënë sinjale të qarta Panuçit se mund të ndihmojë Shqipërinë ndaj Turqisë.
Ndeshjet:
Bajern Mynih-Volfsburg 6-0;Dortmund-Shtutgart 3-1;Fraiburg-Hertha 2-1;Lajpcig-Augsburg 0-0