Në Shën Petërsburg do të luhet finalja për vendin e tretë, ku “djajtë e kuq” të Belgjikës, do të përballen me “tre luanët” nga Anglia. Të dyja skuadrat, kanë treguar një nivel loje të mirë deri në këtë fazë, ndërkohë që sot, njëri ekip do të largohet nga Botërori me medalje.

Sa i përket formacioneve, asnjëri nga trajnerët nuk ka vendosu të bëjë eksperimente, duke vlerësuar maksimalisht takimin.