Përballjet direkte
Belgjika dhe Anglia do të ndeshen për herë të dytë në këtë Kupë të Botës, me Belgjikën që ka fituar 1-0 ndeshjen e grupit. Para tij takimi, Anglia kishte humbur vetëm një nga 21 përballjet e mëparshme, duke fituar 15 herë dhe duke barazuar 5 herë të tjera.

Statistika
– Belgjika dhe Anglia janë skuadrat e para që do të përballen për herë të dytë në të njëjtin Botëror, që nga koha e Turqi-Brazil në 2002-in.
– Belgjika ka luajtur një herë tjetër në të kaluarën për vendin e tretë, duke u mundur 4-2 nga Franca në 1986-ën.

– Belgjika ka humbur vetëm dy nga 26 ndeshjet që ka zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Roberto Martinez.
– Ndeshja e vetme e Anglisë për vendin e tretë ka qenë në 1990-ën, kur ata janë mundur 2-1 nga Italia.

– Romelu Lukaku ka shënuar 23 gola në 23 ndeshjet e luajtura me Belgjikën nën drejtimin e Roberto Martinez, por nuk ka shënuar në tri të fundit. ai nuk ka luajtur kurrë katër ndeshje radhazi pa shënuar gol me kombëtaren, që nga koha që spanjolli ka marrë drejtimin e Belgjikës.

– Harry Kane ka bërë vetëm një gjuajtje drejt portës në tri ndeshjet e fundit të Botërorit – penalltia kundër Kolumbisë në 1/8-at. Kane nuk ka goditur portën në katër orë dhe 33 minutat e fundit që ka qenë në fushë në këtë Botëror.
– Ajo kundër Kroacisë ka qenë humbje e 100-të për Anglinë në ndeshje zyrtare.