Qyteti 2400 vjeçar i Beratit i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar, ku vetëm gjatë muajve janar- qershor u vizitua nga 45 773 turistë vendas e të huaj.

Pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i shumë vizitorëve vendi dhe i gjithë bota.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Berat bën të ditur për ATSH-në se “gjatë muajve janar-qershor 2018 qyteti është vizituar nga 12 731 turistë të huaj dhe 19 159 vendas”.

Sipas DRKK-së, në muajin maj të vitit 2018 Berati u vizitua nga 6020 vizitorë më shumë se muaji maj i vitit të kaluar.

“Ndërsa në periudhë janar- maj të 2018 Berati ka pasur 17 956 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë për 2017”, sqaron DRKK-ja Berat.

DRKK bën të ditur gjithashtu se në muajin mars janë 2461 vizitorë pa pagesë fëmijë e të rritur për ditët e festave të muajit kur hyrja ka qenë pa pagesë.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.J.J