Panairi “Artigiano in Fiera” që zhvillohet nga data 1 deri më 9 dhjetor 2018 në Fieramilano Rho-Pero ka nxitur interesin e biznesit shqiptar për të ndjekur nga afër këtë event si një mundësi e mirë për vendosjne e kontakteve të bashkëpunimit dhe zgjerimin e tregjeve në sektorin e punimeve artizane.

Ky event është një ngjarje e industrisë ndërkombëtare që ka festuar dhe promovuar krijimet e artizanëve për më shumë se njëzet vjet.

Përfaqësues nga shoqata e përpununimit të drurit në Shqipëri po vizitojnë panairin për të parë konkretisht mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e përpunimit të drurit, që zë dhe pjesën më të madhe të artizanatit në vendin tonë.

Artigiano in Fiera mbledh një numër të madh ekspozuesish dhe vizitorësh nga shumë vende, të cilët do të paraqesin krijimet e tyre. Ky event përfaqëson platformën ideale për të shitur prodhime të reja, zhvilluar marrëdhënie të reja biznesi dhe për të nënshkruar kontrata. Eventi njihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit dhe artizanatit në botë.