Programi i bonusit për mjekë specialistë jashtë Tiranës, vijon të shënojë sukses duke mbuluar shërbimet për mjekë në spitalet rajonale.

Kryeministri Edi Rama sjell një tjetër rast që mjekët specialistë zgjedhin për të shërbyer në spitalet në rrethe.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë tjetër shembull kuptimplotë të suksesit të programit Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, që po përmbush hap pas hapi qëllimin e plotësimit të boshllëqeve shumëvjeçare të spitaleve rajonale për mjekë specialistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

MIRËMËNGJES ?dhe me këtë tjetër shembull kuptimplotë të suksesit të programit Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës , që po përmbush hap pas hapi qëllimin e plotësimit të boshllëqeve shumëvjeçare të spitaleve rajonale për mjekë specialistë, ju uroj një ditë të mbarë ?

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 12. Juni 2018

Mjeku anestezist-reanimator Ilir Agastra, ka zgjedhur të shërbejë në spitalin e Korçës.

“Pritja këtu ka qenë e mirë dhe ashtu siç e mendoja pasi unë i njoh një pjesë të mirë të këtij personeli. Shërbehet në një zonë relativisht të gjerë jo vetëm në qytetin e Korçës por edhe në Bilisht, Ersekë, një pjesë të rasteve edhe nga Pogradeci”, tregon doktor Agastra.

Sipas tij, bonusi është një stimul.