Juventus, De Ligt dhe menaxheri Mino Raiola. Të tre palët kanë rënë dakord për transferimin e holandezit te bardhezinjtë. Megjithatë, ende nuk është marrë miratimi i pashmangshëm nga Ajaksi.

Skuadra kampione e Holandës ka refuzuar ofertën e parë të ‘Zonjës së Vjetër’. Oferta e parë e Juventusit ka qenë dukshëm nën pritshmëritë e Ajaks që do 75 milionë euro, teksa bardhezinjtë kanë ofrua 54 milionë euro plus 10 të tjera në formën e bonuseve.

Mesa duket, drejtuesit italianë kanë kërkuar të shfrytëzojnë akordin me vetë lojtarin, për të ulur më pas çmimin e kartonit. Ajaksi ka refuzuar, ndërsa bardhezinjtë tashmë duhet të rrisin milionat, nëse nuk duan një rikthim të PSG në garë dhe të rrezikojnë të hedhin në erë të gjithë operacionin për 19-vjeçarin e talentuar.