Po luhet ndeshja Angli-Panamame rezultatin 1-0 për skuadrën angleze. Pas fitores të vuajtur në debutimin ndaj Tunizisë, Anglia kërkon të bëjë të njëjtën gjë ndaj Panamsë dhe të sigurojë kualifikimin për në turin tjetër. Nëse “Tre Luanët” marrin sot një fitore atëherë do të luajnë shansin për vendin e parë në ndeshjen e fundit në grup kundër Belgjikës.

Sa i përket formacionit trajneri Gareth Southgate është i prirur të bëjë disa ndryshime ku në fushë priten Rashford, Loftus- Cheek dhe në stol do të qëndrojë Sterling. Dele Alli për shkak të dëmtimit nuk do jetë këtë ndeshje ndërsa Southgate në konferencë ka deklaruar:
”Panamaja është një popull i pabesueshëm, ata arritën një kualifikim historik dhe ne e dimë që do jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Do të futemi në fushë njësoj sikur të kishim përballë Brazilin ose Gjermaninë”, e mbyll Southgate.

Panamaja ka pësëritur të njëjtin formacion të ndeshjes së parë ndërsa Anglia nuk ka precedent të mirë ndaj ekipeve të Amerikës Qendrore dhe Veriore ku në 5 ndeshje në total ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.