Botërori 2021 për klube do të jetë ndryshe.

Turneu do të jetë plotësisht i rinovuar dhe do të zhvillohet në Kinë.

Kompeticioni do të zhvillohet çdo katër vjet dhe do të ketë 24 skuadra.

Vendet për klubet evropiane do të jenë 8-të: fituesit e 4 edicioneve të fundit të Champions League dhe Europa League.

Një zgjedhje kjo që është përshkruar si historike nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili e ka zyrtarizuar ndryshimin gjatë Këshillit të FIFA-s, që është zhvilluar sot në Shangai.

Ky është një vendim historik për futbollin. Do të jetë një kompeticion që çdo person, çdo fëmijë dhe kushdo qëndron futbollin do ta presë me padurim”, ka thënë Infantino.

Siç u tha më sipër, në këtë turne do të marrin pjesë 24 ekipe. Do të jenë 8 skuadra evropiane, 6 amerikanojugore 3 aziatike, 3 amerikano-veriore dhe një nga kampionët e Oqeanisë dhe kampionët e vendit ku organizohet evenimenti (në këtë rast, Kina).