Gianluigi Buffon do të bëhet sot futbollisti me më shumë ndeshje të zhvilluara në Serie A.
Portieri i Juventusit do e nisë titullar ndeshjen ndaj Spal, këtë të shtunë, duke kapur shifrën e 903 ndeshjeve të zhvilluara në elitën e futbollit italian.
Deri më sot ky rekord është mbajtur nga legjenda e Milanit, Paolo Maldini, i cili zhvilloi 902 ndeshje në Serie A, me fanellën kuqezi.
41-vjeçari debutoi më 15 nëntor të vitit 1995 në barazimin 0-0 të Parmës ndaj Milanit në “Tardini”. Buffon do e kishte arritur më herët këtë rekord, por një sezon luajti në Serie B me Juven dhe sezonin e kaluar shkoi tek PSG.