Bullgaria beson se shtyrja e fillimit të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ishte një gabim i vërtetë dhe do të destabilizonte rajonin, deklaroi ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, gjatë një interviste për televizionin kombëtar bullgar, pak orë para seancës së Këshillit Europian.
Zaharieva tha se negociatat janë një proces i gjatë.
”Bullgaria ka thënë ‘po’ për nisjen e negociatave. Gjatë gjithë procesit të negociatave, si një politikë horizontale, ne do të monitorojmë zbatimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me terma shumë të qarta për to”, tha ajo.