Bashkia Bulqizë po punon për rikonstruktimin e kopshtit në Qytetin e Ri.

Bashkia Bulqizë shprehet se: “Çdo ditë me investime të reja, sepse përmirësimi i jetës së komunitetit është misioni ynë. Vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë, punimet për rikonstruktimin e Kopshtit në Qytetin e Ri.

“Ky është një investim dhe punë mjaft serioze e Bashkisë Bulqizë, me qëllim kthimin e këtij kopshti në një mjedis me standarde për komunitetin dhe vogëlushët tanë!”, shprehet bashkia.