Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe homologu i tij sllovak Miroslav Lajçak kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkët në ambientet e Ministrisë së Jashtme.
Në fjalën e tij, Cakaj tha se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reforma.
Ndërsa teksa doli për tubimet e opozitës shefi i diplomacisë shqiptare tha se dhuna në protestat e opozitës është e papranueshme.
“Bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve tona. Me Lajçak folëm për situatën e brendshme në Shqipëri. Me rëndësi që zgjedhjet të mbahen më 30 Qershor.
Me Lajçak folëm për sjelljen e opozitës në Shqipëri. Dhuna në protestat e opozitës, nuk i kontribuon integrimit.
Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reforma. Dhuna në protestat e opozitës është e papranueshme.
Është çështje e rregullative aktive që përcaktojnë karakterin e vetë zgjedhjeve në Shqipëri. Vertë raporti i fundit i Komisionit specifikon se vetë shqipëria ka nevojë të përcaktojë një status për të ardhmen europiane.
Sfida jonë ta përkthejmë vlerësimin e Komisionit në vullnet politik.”-tha Cakaj.