Pas raportit të Komisionit Evropian në lidhje me progresin e Shqipërisë për hapjen e negociatave, ka reaguar Ministri në detyrë Gent Cakaj.

Reagimi i plotë:

Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë: Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë