Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu, vetëm pak ditë pasi publikoi foto nga zyra e tij në Klan dhe rikthimi në punë, duket se është arratisur sërish. Kësaj radhe Fevziu ka zgjedhur të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Në një foto të publikuar në rrjete sociale, Blendi Fevziu ka marrë dhe një koment nga vajza e tij e madhe, Mishel.

“Ç’është kjo e qeshme me zor,”- i shkruan vajza Blendi Fevziut në postim.

Gazetaru është baba i dy vajzave, Mishel që tashmë është e rritur dhe e pavarur dhe e vogla Aislin. Duket se Mishel ka një raport tepër shoqëror me të atin.