Janë luajtur 8 ndeshjet e planifikuara për ditën e sotme në Ligën e Kampionëve, me rezultate shumë surprizë dhe me pretendentet që kanë thënë fjalën e tyre.

Atletiko ka mposhtur Monakon e Tierri Henri, që po kalon një periudhë shumë negative. Një fitore 2-0 për madrilenët, që me Grizmanin në sulm, duket se do të shkojnë larg këtë sezon. Interi është mposhtur në trasnfertën londineze nga skuadra e Totenhamit dhe çështja e “kualifikimit” duket se është rihapur sërish.

Barcelona thjesht bëri detyrën kundër PSV-së në Holandë, duke triumfuar 1-, ndërsa PSG-ja mposhti Liverpulin në kryendeshjen e ditës së sotme. Napoli fitoi 3-1 në “San Paolo” përballë serbëve të Cverna Zvezdës, ndërsa Borusia Dortmund dhe Klub Bryzh u ndanë në paqe 0-0.