Nën drejtimin e Antonio Conte mund të mbërrijë një tjetër mbrojtës. Një njohje e vjetër e teknikut të ri të Inter. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Chelsea, Gary Cahill, që shihet si një kandidat favorit për të zëvendësuar brazilianin Miranda.

Cahill, që u shpall kampion me Chelsean pikërisht nën drejtimin e Antonio Conte në vitin 2017, kaloi një sezon të errët nën regjimin e trajnerit tjetër Italian, Maurizio Sarri dhe tashmë është futbollist i lirë për tu transferuar në parametra zero.