Cristiano Ronaldo thekson se dallimi kryesor mes tij dhe Lionel Messit është se ai ka triumfuar në Ligën e Kampionëve me disa klube të ndryshme dhe se ai identifikohet me këtë turne.

Një pjesë tjetër e dokumentarit të Cristiano Ronaldo me DANZ, serinë “The Making Of”, është publikuar sot.

Në këtë pjesë të re, ai e diskuton rivalitetin e tij me yllin e Barcelonës, Lionel Messin, dhe garën e vazhdueshme mes tyre për t’u konsideruar lojtari më i mirë i kësaj gjenerate.

“Dallimi im me Messin është se unë kam luajtur në shumë klube dhe e kam fituar titullin e Ligës së Kampionëve me shumë klube”, është shprehur Ronaldo.

“Unë isha golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve për gjashtë sezone radhazi. Nuk ka shumë lojtarë që e kanë fituar titullin e Ligës së Kampionëve pesë herë dhe për këtë arsye unë e identifikoj veten me këtë turne.

Messi është një lojtar i shkëlqyeshëm që do të mbahet mend jo vetëm për ‘Topat e Artë’, por edhe për faktin se ai ka fituar shumë vit pas viti, si unë”, deklaroi Ronaldo.