
Trajneri i Francës Didië Deshamp uron që ish-skuadra me të cilën arriti sukseset më të mëdha si lojtar, Juventusi, të fitojë Ligën e Kampioneve këtë sezon.
Ish-kapiteni i Francës në vitet e saj më të arta beson se Juventusi e ka detyrim të fitojë këtë trofe madhështor.
“Njësoj si 7 apo 8 ekipe të tjera, Juventusi e nisin Ligën e Kampioneve me synimin për ta fituar. Është një objektiv legjitim, por vetëm një skuadër e fiton gjithmonë në fund. Juventusi e ka patur Ligën e Kampioneve objektiv për kaq vite dhe uroj që t’ia dalin. Ata kanë cilësi, por mos të harrojmë që ka dhe ekipe të tjera që mund ta fitojnë”, shprehet Deshamp.
“Ronaldo ëhstë një kampion dhe profesionist i madh, ai nuk vrapon aq shumë si para 4-5 vitesh, por di të vrapojë. Kur ke një lojtar të tillë, mund të bëni diferencën në çdo kohë”, përfundon ish-juventini, i cili fitoi trofeun e fundit të Ligës së Kampioneve me bardhezinjtë në vitin 1996.