Borusia Dortmund e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni e ri duke siguruar trofeun e Superkupës së Gjermanisë.
Verdhezinjtë mposhtën Bajernin e Mynihut me rezultatin 2 – 0 falë golave të Alkaser dhe Sanço.
Ky është trofeu i gjashtë i Superkupës për klubin e Dortmundit dhe i pari në pesë vitet e fundit.
Përvecc motivimit të shtuar në prag të fillimit të Bundesligës, kjo fitore vlen shumë dhe për të vënë në presion kampionët në fuqi.