Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka regjistruar rritje rekord të të ardhurave për 9-mujorin e vitit 2019.
Sipas DPSHTRR, të ardhurat për periudhën Janar – Shtator 2019 u rritën në 1,445,364,000 lekë kundrejt 1,316,393,000 lekë që ishin në vitin 2018.
Shifrat zyrtare tregojnë se, në këtë nëntëmujor ky tregues u rrit me 10% ose në vlerë 128,971,000 lekë më shumë se në 2018.
Gjithashtu, numri i shërbimeve të ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për periudhën Janar- shtator 2019, u rrit në 1,491,475 kundrejt 1,290,994 që ishte në vitin 2018. Kjo shifër rezulton me mbi 200,000 shërbime më shumë ose 16% më e lartë se vitin e kaluar.
Gjatë kësaj periudhe, DPSHTRR ka ofruar 14,165 shërbime risi si: ndryshimi i pronësisë së mjetit, aplikimi online për kushtet e komoditetit, targat me përzgjedhje dhe targa souvenir.
Ndërsa duke filluar nga 20 Gushti, 6,769 qytetarë në Tiranë kanë marrë lejen e drejtimit për vetëm 30 minuta ose mesatarisht 338 qytetarë në ditë.