Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është tërhequr nga kandidimi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një letre Dvorani argumenton se kërkesa e tij për t’u tërhequr nga ky kandidim, vjen për shkak të detyrimeve që ai ka si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë (KED).

“Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Terheqja është e pa revokueshme”– shprehet Dvorani.