Miqësitë e vërteta janë gjithmonë e më të rralla. Por dy zonja nga Brazili kanë treguar se miqësitë e vërteta ekzistojnë dhe zgjatin madje për gjithë jetën. Ato kanë festuar 30 vjetorin e miqësisë së tyre duke e ‘firmosur’ për gjithmonë me një tatuazh shumë rinor.

Fotoja e të moshuarave është shpërndarë në rrjetet sociale nga nipi i njërës prej tyre dhe mënjëherë kanë vërshuar komentet duartrokitëse për miqësinë e tyre.