Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga udhëtimi në Londër i Drejtorit Sportiv të Interit, Piero Ausilio, i cili ndoqi nga shkallët e stadiumit sfidën ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester City-t.

Kështu përveç mesfushorit turko-gjerman të City-t, Yilkay Gundogan, i cili është në krye të listës së dëshirave, Ausilio ka pasur edhe një takim me drejtues të Arsenalit.

Kjo skuadër të kualifikohet në gjysmëfinale
“Njeriu i merkatos” në shtëpinë zikaltër ka kërkuar informacione për mesfushorin me origjinë shqiptare Granit Xhaka, i cili luan te Arsenali që prej vitit 2016 dhe është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm.

Sipas “Corriere Dello Sport”, drejtuesit e Interit vlerësojnë Xhakën për moshën e tij, pasi është vetëm 26 vjeç, por edhe për eksperiencën e madhe ndërkombëtare.

Gjithashtu Interi po ndjek me interes edhe mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barrella dhe atë të Romës, Lorenzo Pellegrini, por të dy këta nuk kanë eksperiencën e shqiptarit që përfaqëson ngjyrat e Zvicrës.