Real Madridi është në kërkim të yllit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Mesfushori danez është në vitin e fundit të kontratës së tij me “Spurs” dhe kohët e fundit ai ka refuzuar rinovimin.

Sipas raportit të fundit nga “Daily Express”, Reali është i gatshëm të përfitojë nga situata dhe të bëjë një ofertë në drejtim të Eriksenit.

Mbretërit duan të ndërhyjnë më shpejt për të fituar garën pasi Eriksen pëlqehet shumë edhe nga Juventusi, Interi dhe Manchester United.

Thuhet që hierarkia e Los Blancos është e gatshme të shesë mesfushorin Iscon për një çmim prej 50 milionë eurosh, ku Chelsea është klubi më i interesuar për spanjollin.

Eriksen ka qenë te Spurs që nga vera të vitit 2013 kur ai u transferua nga klubi holandez, Ajax për një tarifë transferimi të raportuar prej 13.50 milionë eurosh.