Merkatoja po rezulton frytdhënëse deri tani për Arsenalin, por problemet për lojtarët aktual jo.
Vetëm pak ditë pas sulmit me thika nga disa persona ndaj fantazistit Mesut Ozil i cili më pas u shpëtua nga shoku i tij i ekipit, boshnjaku Sead Koasinaç, një ngjarje tjetër e frikshme ka ndodhur tek një lojtar tjetër.
Bëhet fjalë për egjiptianin Muhamet Elneny. Gjatë ditës së sotme në oborrin e shtëpisë së mesfushorit është gjetur trupi i pajetë i një personi. Ishte pikërisht babai i futbollistit i cili e vuri re dhe njoftoi menjëherë policinë. Pas njoftimit autoritetet kanë mbërritur kanë marrë viktimën për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Ende ende nuk dihet si mund të ketë përfunduar trupi personit të pajetë aty.
Nga dyshimet e para flitet se viktima të ketë qenë punonjës aty dhe të ketë humbur jetën aksidentalisht e më pas të jetë groposur nga shokët e tij, pasi vila e mesfushorit egjiptian është në ndërtim e sipër./Shqipëriaime