Edicioni i 22 i Panairit të Librit ka hapur siparin dje në Pallatin e Kongreseve. Përgjatë katër ditëve lexuesit do të kenë mundësi të vizitojnë stendat e botuesve me botimet e tyre më të mira. Sipas Petrit Ymerit kreut të shoqatës së botuesve janë rreth 800 tituj të rinj librash në këtë panair.

Në ceremoninë e hapjes së panairit ishte dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. “Është një punë e vështirë, sidomos kur flasim për librin. Besnikët e librit kanë hasur jo pak probleme në këto 22 vjet, ku më duhet të theksoj se përtej problemeve, kemi çuar përpara një rrugëtim që tashmë është kthyer në traditë. Është një rrugëtim për t’u mbështetur, ku Ministria e Kulturës nëpërmjet dialogut do të jetë prezente”, tha Margariti.

Ndërsa Ymeri në fjalën e tij u shpreh se “Shqipëria është shumë kulturore, tashmë lexuesi dhe populli shqiptar që nga fëmijët, të rinjtë e të rejat, të moshuarit njohin kulturat më të zhvilluara evropiane, njohin shkrimtarët, filozofët dhe ideologët më të mëdhenj nga vende evropiane dhe gjithë bota”, tha Ymeri. Sipas tij ka ende shumë probleme për të cilat duhet të punohet bashkërisht.

“I bëj ftesë publike Minstrisë së Kulturës të punojmë më shumë së bashku për të përmirësuar punën e librit, sepse korridori i librit është një korridor që na çon në Evropë. Me librin do të ecim përpara. Rruga e bashkëpunimit është rruga e vetme që ka Shqipëria dhe lexuesit”, shtoi Ymeri. Në ceremoninë e hapjes së panairit ishte dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila u shpreh se institucioni që ajo drejton duhet të jetë një pol ku krijohen urat e komunikimit dhe dialogut.

“Është një punë e vështirë, sidomos kur flasim për librin. Besnikët e librit kanë hasur jo pak probleme në këto 22 vjet, ku më duhet të theksoj se përtej problemeve, kemi çuar përpara një rrugëtim që tashmë është kthyer në traditë. Është një rrugëtim për t’u mbështetur, ku Ministria e Kulturës nëpërmjet dialogut do të jetë prezente”, tha Margariti. Sipas saj, panairi nuk duhet konsideruar vetëm si një vend ku shiten libra.

“Panairi është hapësira e duhur për të ndarë ide, për të krijuar komunikime dhe mbi të gjitha është hapësira ku duhet folur për letërsinë dhe për prioritetet e viteve të ardhshme. Ne kemi bërë jo pak gjatë tetorit të librit në frymën e të kthyerit të librit në një mjet për të komunikuar midis njerëzve, sepse libri është një përcjellësi i kulturës, dijes dhe historisë. Unë e shikoj librin si një mik që lidh dy miq dhe dy njerëz të panjohur me njëri-tjetrin”, u shpreh Margariti.