Pas polemikave të shumta, ka ardhur edhe reagimi i parë i Elvana Gjatës pas Festivalit të 58. Në një postim në instagram, këngëtarja teksa ka uruar Arilenën për fitore, ka falenderuar edhe fansat e saj shqiptarë e të huaj, që e kanë mbështetur që nga momenti kur u publikua kënga “Me Tana”.

Gjithashtu, ajo komentoi në mënyrë ironizuese edhe mënyrën e votimit të jurisë shqiptare. “Dashni më fal as 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”, ishte mesazhi ironizues i Elvanës ndaj anëtares së jurisisë që vendosi fatin e fitueses së ketij festivali.