Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vendi i tij do të bëhej aktor global në sferën e industrisë së mbrojtjes. Komentet e presidentit turk u bënë gjatë një tubimi të përbashkët zgjedhor me liderin e partisë ”Lëvizja Nacionaliste”, Devlet Bahçeli, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 31 marsit.

”Në vitin 2018 eksportet e industrisë hapësinore dhe të industrisë së mbrojtjes u rritën me 17%”, tha Erdogan. Eksportet e Turqisë në këta sektorë kanë përmbushur objektivin prej dy miliardë dollarësh vitin e kaluar duke shënuar njëkohësisht nivelin rekord të eksporteve prej 2,035 miliardë dollarësh.