Është një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës dhe Kombëtares kroate, por Ivan Rakitic, sipas së përditshmes italiane “TuttoSport”, është kthyer në një nga prioritetet e Interit për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e merkatos zikaltër janë prej kohësh në kërkim të një mesfushori lider.

Pavarësisht se nuk është harruar pista “Modric”, për të cilin diskutohet se bisedat do rinisin në janar, një tjetër ide është kroati i Barcës.

Edhe në këtë rast, ashtu si me fantazistin e Realit, negociatat nuk pritet të jenë “shëtitje”.

Rakitic përfundon kontratën në 2021-shin dhe ka një klauzolë prej 125 milionë eurosh.

E arritshme vetëm nëse Interi do i nënshtrohet një revolucioni.