Një aksident me pasoja jo të rënda ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Një automjet tip “Mercedez Benz” me targë AA 754 SY ka aksidentuar dy kalimtare gra në moshë të thyer.

Të moshuarat janë dërguar menjëherë në spital dhe po mbahen nën kontrollin e mjekëve. Mësohet se të aksidentuarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (Lexo.al)