Një aksident automobilistik ka ndodhur në qendrën e qytetit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e pedonales së qyetit ku një automjet ka përplasur dy gra.

Mësohet se njëra prej të aksidentuarave ka thyer këmbën si pasojë e përplasjes së fortë.

Ambulanca dhe Policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Të aksidentuarat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /Lexo.al/