Ditët e fundit të gushtit kanë sjellë një rritje të fluksit të qytetarëve si në pikat kufitare të Qafë-Thanës dhe Kapshticës. Fluksi është regjistruar si në hyrje ashtu dhe në dalje
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në pikën kufitare të Kapshticës 4 133 shtetas të huaj e shqiptarë kanë hyrë në Shqipëri dhe 6 388 kanë dalë. Në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 5811 shtetas të huaj e shqiptarë dhe kanë dalë 3468.
Aktualisht në pikën kufitare të Kapshticës operohet me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. Policia kufitare po punon me intensitet të plotë për të mënjanuar krijimin e radhëve të gjata.