Frenkie de Jong nënshkroi me Barcelonën në janar dhe do t’i bashkohet klubit në verë nga Ajaxi, por rrugës së tij është duke shkuar edhe sensacioni tjetër i gjigantit holandez, Matthijs de Ligt.
Ajaxi ka fituar shumë adhurues këtë sezon dhe tani duket e pashmangshme se shumë prej yjeve të tij do të largohen në verë.
Veçanërisht pasi Ajaxi është në gjysmëfinale të Lugës së Kampionëve pasi i tronditi kampionin në fuqi, Real Madridin, dhe njërin prej favoritëve, Juventusin gjatë rrugës.
Barcelona është ndër klubet që pritet t’ia rrëmbejë talentet e rinj klubit holandez.De Jong do t’i bashkohet klubit katalonas në verë, pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve për 75 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.Por, ai mund të mos jetë lojtari i vetëm që i bashkohet Barçës nga Ajaxi në verë.Matthijs de Ligt mund t’i ndjekë hapat e bashkëlojtarit dhe bashkatdhetarit të tij.
Kapiteni 19-vjeçar do të larohet në verë nga Ajaxi dhe derisa destinacioni i tij nuk dihet, De Jong e ka këshilluar t’i bashkohet atij në Barçë.Me ardhjen e tyre, kështu mund të duket formacioni i Barçës.