Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktorja Sue Lyon, e cila ka luajtur rolin e famshëm të ‘Lolitës’.

Sipas mediave ndërkombëtare, aktorja ndërroi jetë në Los Angeles, ndërsa lajmin e bëri të ditur miku i saj i afërt, Phil Siracopoulos.

Ai tregoi se Lyon ishte prej kohësh në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Aktorja ka luajtur rolin e ‘Lolitës’ në filmin e Stanley Kubrick, ‘Lolita’ në vitin 1962, kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe ky rol e bëri të famshme në mbarë botën.