Javën e ardhshme pritet që aktori i humorit Gaz Paja ti jap fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me bukuroshen Ira.
Do të jetë data 1 qershor dita e madhe për çiftin.
Ndërkohë që Ira ditën e djeshme ka festuar në bregdet me mikeshat e saj festën e beqarisë.
E veshur me të bardha, me një kurorë lulesh në kokë, e me shiritin në të cilin shkruhet “nuse së shpejti”, Ira duket përrallore.