Kualifikimi për herë të parë në gjysmëfinalen e një Botërori që nga vitit 1990 ishte një gjë e madhe për tifozët anglezë të cilët kanë përjetuar shumë vite dështime radhazi. Ndaj dueli i sotëm është ndjekur me shumë ankth nga mbështetësit e skuadrës britanike.

Thuajse e gjithë Anglia ishte mbërthyer sot para televizorit në orarin e ndeshjes ndaj Suedisë, duke dhuruar pamje të rralla në rrugët e qyteteve në këtë vend.

Parkingje bosh në supermarkete, dyqane po aq të boshatisura e rrugë ku kalonin rrallëherë makina, ishin imazhet e pasdites së sotme në disa nga qytetet ku nuk kishte ekrane gjigantë për të ndjekur së bashku ndeshjen. Fotot e publikuara në mediat angleze tregojnë se pjesa me madhe e qyteteve në këtë vend kanë përjetuar një atmosferë të tillë, para se të populloheshin përsëri me tifozët që festonin këtë arritje që e prisnin prej shumë vitesh.