Kujtim Gjuzi është shndërruar në një personazh humori në sallën e Parlamentit duke zëvendësuar dënjësisht Nard Ndokën, Eduart Ndocajn, Klevis Balliun apo Flamur Nokën të cilët spikasnin me bëmat e tyre.

Tashmë, deputeti i ri është besnik ndaj seancave plenare dhe sigurisht edhe ndaj fansave të tij në rrjetet sociale.

Prej kohësh kishte pritur një përballje me kryeministrin Edi Rama në Kuvend dhe sot pati fatin që të replikonte me të.

Disa herë ai i ndërpreu fjalën kreut të qeverisë, por edhe ky i fundit iu përgjigj me ironi, duke e cilësuar si “Lartmadhëria e tij”.

Në një foto të publikuar, shihet se Kujtim Gjuzi ka marrë me vete në seancë laptopin personal. Duket se komunikimi me ndjekësit është një prej “prioriteteve” të Gjuzit, pasi nga pamja duket qartë Facebook i hapur i deputetit të ri të Kuvendit.